Në burg për blerje votash, Fredi Beleri zgjidhet kryebashkiak i Himarës

Në burg për blerje votash, Fredi Beleri zgjidhet kryebashkiak i Himarës

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, i cili prej orëve të para të mëngjesit të së premtes ndodhet në burg nën akuzë për blerje votash, është zgjedhur kryebashkiaku i Himarës.

Pak pas orës 10.00 të paradites së sotme Beleri ka fituar me një diferencë të lehtë votash ndaj kandidatit socialist Jorgo Goro, pas përfundimit të numërimit të fletëve të fundit të votimit.

Gara mes dy kandidatëve ka qenë shumë e ngushtë, ku herë dominonte Beleri dhe herë Goro, por në fund 19 vota bënë diferencën.

Ka qenë kutia e fundit ajo që ka vulosur fatin e kryebashkiakut të ri.

Ndërsa Beleri vijon të qëndrojë në qeli dhe dosja në ngarkim të tij i ka kaluar SPAK, nuk dihet ende nëse ai do të jetë kryebashkiaku i Himarës, apo do të ketë përsëritje të zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy