Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka pralajmëruar shtetasit e saj për datën 21 korrik kur do të miratohet Reforma në Drejtësi në Parlamentin shqiptar. Përmes një mesazhi, Ambasada Amerikane i ka kërkuar shtetasve të saj që të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo grumbullim pas votimit.
Edhe pse ambasada thekson se nuk ka ndonjë kërcënim specific ajo i kërkon të gjithë rezidentëve të saj në Shqipëri që të kenë kujdes.
Mesazhi:
Ambasada amerikane në Tiranë
18 korrik 2016
Mesazh sigurie për shtetasit amerikanë: Votimi parlamentar më 21 korrik
Ambasada amerikane në Tiranë informon shtetasit amerikanë se Parlamenti i Shqipërisë ka programuar të votojë çështjen e reformës në drejtësi më 21 korrik.
Ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër shtetasve amerikane apo interesit amerikan.
Sidoqoftë, shtetasit amerikanë të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstrim apo grumbullim që mund të ndodhë në përgatitje apo pas votimit.
Monitoroni mediat lokale dhe informacionet e përditësuara për planet e udhëtimeve personale dhe aktiviteteve.
Të gjithë vizitorët apo rezidentët në Shqipëri duhet të kenë kujdes për sigurinë.
Shqetësimet specifike për sigurinë duhet të paraqiten te autoritetet shqiptare ligjzbatuese të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri.



