Mal i Zi, incidente midis mbështetësve të qeverisë dhe opozitës

Mal i Zi, incidente midis mbështetësve të qeverisë dhe opozitës

Në Podgoricë të Malit të Zi, të hënën vonë, pati përleshje midis mbështetësve të qeverisë dhe opozitës, të cilët festonin fitoren në zgjedhje.

Policia reagoi, për të penguar konfrontimet e mëtejshme. Në vendin e incidenteve, në qendër të qytetit, u panë edhe auto-ambulanca. Policia ende nuk ka njoftuar nëse ka të lënduar.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht dhe, sipas rezultateve paraprake, ato u fituan nga partitë opozitare, të cilat janë pro-serbe dhe pro-ruse.

Pas incidenteve, udhëheqësi i koalicionit opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç, u bëri thirrje mbështetësve që të festojnë në shtëpi.

’Për shkak të informacionit se një numër i konsiderueshëm i provokatorëve me pagesë po përpiqen të shkaktojnë incidente si në Podgoricë ashtu edhe në qytete të tjera të Malit të Zi, ne i ftojmë qytetarët të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vazhdojnë festën. Ne nuk qëndrojmë pas asnjë tubimi, nuk duam trazira, nuk duhet të irritojmë askënd”, shkruan në Facebook, Krivokapiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy