Fitorja e laburistëve në Britani, Hasani: Përgjegjësia kryesore bie mbi Sunak, Starmer e pret një punë e vështirë

Fitorja e laburistëve në Britani, Hasani: Përgjegjësia kryesore bie mbi Sunak, Starmer e pret një punë e vështirë

Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani, fitoren e laburistëve të majtë në vendin ku jeton, e komenton me konsumimin e konservatorëve të cilët kanë 14 vite në pushtet.

Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se ka një sërë arsyesh se pse qytetarët britanikë kanë votuar në mënyrë dërrmuese kundër qeverisë konservatore, të cilat kanë nisur që me daljen nga Bashkimi Europian.

Sipas tij, tetë vite më pas qytetarët britanikë nuk kanë parë asnjë përfitim nga premtimet e qeverisë britanike.

Ai shtoi se dalja nga BE, trumbetohej sikur ishte liri nga BE, por qytetarët britanikë janë dëmtuar dhe izoluar më shumë.

Drupal Ad

Kanë qenë përpjekjet e kryeministrit Boris Johnson i cili fitoi zgjedhjet duke premtuar se do mbaronte Brex-it, por dy vite më pas pati dështim spektakolar.

Mbas largimit të Johnson, kemi ardhjen në qeverisë ish-kryeministren Liz Truss që për pak sa shkaktoi katastrofë ekonomike në 46 ditë.

Gjatë qeverisjes së Sunak ka pasur luftëra të brendshme të vazhdueshme, qëndrimi kundër emigrantëve, përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe rritja e normave të interesit, ka qenë një nga arsyet kryesore që çoi qytetarët britanikë ditën e votimit dhe ndëshkimi ka qenë i pamëshirshëm ndaj Sunak dhe konservatorëve.

Përgjegjësia kryesore bie mbi Rishi Sunak si kryeministri i fundit që u vendos aty si mish për top, se Partia Konservatore dihej që ishte drejt fundit.

Sunak mori një përgjegjësi shumë të vështirë. Situata katastrofale që futi Liz Truss, bëri që të kishte një luftë të tmerrshme brenda llojit, brenda Partisë Konservatore, ku secili kishte një grupim të vetë.

Britania po përjeton një situatë stanjacioni të madh ekonomik, pakënaqësi të madhe të qytetarëve me qeverinë që po lëmë pas.

Qytetarët shprehën pakënaqësi për qeverinë që ishte në pushtet, jo se kishin ndonjë dashuri për Partinë Laburiste.

Partinë Laburiste dhe Keir Starmer e pret një punë e vështirë, pas dështimit spektakolar 8-vjeçar me Brex-it.

Qytetarët presin një përmirësim të standardeve të jetesës dhe një nga aspektet kryesore është ajo e emigracionit, përballimi i fluksit të emigrantëve që vijnë në Britani, dhe ulja e kredive konsumatorë.

Keir Starmer, ka politika që i ka përcaktuar qartë në programin elektoral të partisë, sidomos për të ndihmuar shtresën e mesme dhe të varfër.

Gjatë fushatës u përballën dy programe diametralisht të kundërt, Sunak i ka mëshuar flamurit që ata si parti kishin, për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Ruandës.

Vazhdimisht ka kërkuar votën për t’i dërguar emigrantët nga Ruandë dhe që Britania të largohet nga konventa ndërkombëtare e të drejtave të njeriu.

Ndërsa qeveria e Starmer ka premtuar se do respektojë të gjithë të drejtat ndërkombëtare dhe brenda Britanisë do respektojë të drejtat dhe liritë e çdo individi, përfshirë dhe të emigrantëve që vijnë në Britani.

Ai ka premtuar se nuk do e zbatojë planin e Ruandës dhe në mbledhjen e parë të qeverisë do e anulojë.

Partia Laburiste dhe Starmer e kanë bërë të qartë se do bëjnë luftë të ashpër ndaj trafikantëve që sjellin emigrantë nga Franca në Britani, deri në burgim të përjetshëm, duke e njehsuar dënimin e veprave penale me terrorizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy