Sezoni i gripit në kulmin e tij, ja si mund të mbroheni (VIDEO)

Sezoni i gripit në kulmin e tij, ja si mund të mbroheni (VIDEO)

Janari dhe shkurti janë muajt e sezonit të gripit. Në Shqipëri janë izoluar tashmë rastet e para me virusin AH1N1, ish virus pandemik, i kthyer tashmë në virus sezonal. Por çfarë shenjash shfaq ky virus dhe a është e nevojshme që njerëzit t’i drejtohen mjekëve në rastet kur ndiejnë se janë prekur nga gripi?!

Sipas mjekes infeksioniste është e rëndësishme që të kryhet vaksinimi ndaj gripit, sidomos te të vegjlit, tek moshat e treta apo tek njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike.

Mjekja bën me dije se në asnjë rast gjatë gripit nuk duhen përdorur antibiotikë, pasi shtohen mundësitë e ndërlikimeve, siç janë encafalitet apo sëmundjet e zemrës.

Për të kaluar sa më lehtë këtë periudhë dhe për të parandaluar marrjen e virusit mjekja këshillon edhe larjen e shpeshtë të duarve, ajrosjen e ambienteve ku qëndrojmë dhe evitimin e vendeve të mbyllura, si dhe pirjen e lëngjeve dhe marrjen e vitaminës D.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy