Presidenti i zgjedhur i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva u takua dje me kryeredaktorin e platformës WikiLeaks, Kristinn Hrafnsson, duke kërkuar që Julian Assange "të lirohet nga burgimi i tij i padrejtë.
Përmes Twitterit, Lula, i cili do të marrë detyrën si president i Brazilit më 1 janar, njoftoi se ishte takuar me “Hrafnsson dhe me gazetarin Joseph Farrell, i cili më informoi për gjendjen shëndetësore dhe luftën e Julian Assange për liri”.
"Unë u kërkova atyre - nënvizoi ai - t'i dërgojnë Assange solidaritetin tim". Shpresoj, përfundoi ai, që "Assange të lirohet nga burgimi i tij i padrejtë".
Qëndrimi i Lulës vjen një ditë pas qarkullimit nga pesë gazeta (New York Times, Guardian, Le Monde, Der Spiegel dhe El Pais) të një letre të hapur që kërkonte nga Shtetet e Bashkuara të heqin akuzat kundër Assange në emër të lirisë së shtypit.



