
Pas heqjes së roamingut mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar menjëherë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se nuk është i befasuar, pasi sipas tij, kjo nuk është asgjë e re, por diçka që ka ndodhur për dekada e shekuj: dëshira për të krijuar Shqipërinë e Madhe.
Daçiç tha se askush në Evropë nuk po reagon në lidhje me deklaratat dhe veprimet që po ndodhin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për heqjen e kufijve mes vendeve, këto janë misione të përbashkëta mes vendeve.
Mirëpo, ai thotë se Serbia duhet të përgjigjet për deklaratat e Milorad Dodik (në lidhje me bashkimin e Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës).
"Askush nuk reagoi që Shqipëria po ndikon në Kosovë", tha shefi i diplomacisë serbe, por ankohet se një gjë e tillë po bëhet në Serbi.



