SHBA kërkoi hetim të plotë për Tahirin, reagon ish-ministri: Keni folur më shumë se unë

SHBA kërkoi hetim të plotë për Tahirin, reagon ish-ministri: Keni folur më shumë se unë

Pas deklaratës të amabasadës amerikanë, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili thekson se ambasada ka folur më shumë për të se sa vetë ai. 

Tahiri riktheson edhe një herë se prokuroria e Katanias e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa shton se nuk pret kurrë që ambasada amerikane të kthehet në Prokurori dhe Gjykatë.

"Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!", shkruan Tahiri.

Reagimi vjen pas deklaratës së ambasadës amerikane që kërkonte zbatimin e ligjit gjatë hetimit në vazhdim për të.

"SHBA presin që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin", shkruante ambasada amerikane.

Në reagim, Tahirit i përgjigjet edhe analistit, Andi Bushati, duke e cilësuar si "lapsthyer

"Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi. Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin publik soji ketyre ketu. Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italisë prej nga ku mora drejtësinë qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligësisë se vet. Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot", shkruan Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy