Ambasadori gjerman: Nuk ka azil për shtetasit e Kosovës

Ambasadori gjerman: Nuk ka azil për shtetasit e Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, thotë se gjasat që kosovarëve t’iu pranohet azili për shkaqe ekonomike është zero.

Në një intervistë për DW, Heldt është pyetur cilat janë mundësitë e shtetasve të Kosovës, e cila është future në listën e vendeve të sigurta.

 “Edhe një herë: zero. Nuk ka azil për migrim që ndërlidhet me gjendjen ekonomike. Azili i jepet njerëzve të përndjekur politikisht dhe refugjatëve të luftës, të cilët gëzojnë një status të veçantë të mbrojtjes”, ka thënë Heldt.

Ka thënë se problemet ekonomike të Kosovës nuk do të zgjidheshin duke iu mundësuar migrimin e kosovarëve në Gjermani.

“Qasja jonë nuk është që t’i zgjidhim problemet ekonomike të Kosovës duke iu mundësuar sa më shumë kosovarëve migrimin në Gjermani. Kjo nuk i zgjidh problemet këtu në vend. Kështu që mund vetëm ta theksoj edhe një herë, që azili nuk do të duhej të mendohej fare si opsion, sepse nëse një herë abuzohet me kërkesën për azil, atëherë ju mbyllen dyert e udhëtimit për në Gjermani për vite me radhë, qoftë edhe thjesht për vizitë”, ka thënë Heldt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy