Probleme shëndeti për presidentin filipinas: Nëse është kancer, më duhet ta pranoj

Probleme shëndeti për presidentin filipinas: Nëse është kancer, më duhet ta pranoj

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, dyshon se mund të jetë me kancer.

Gjatë një seminari në Manila, presidenti 73-vjeçar tha se është në pritje të rezultatit të disa testeve mjekësore.

Ai u shpreh se ka kryer një endoskopi dhe një kolonoskopi rreth tre javë më parë, por që mjekja e tij i ka rekomanduar ta përsërisë testin që shërben për diagnostikimin eventual të anomalive të traktit tretës dhe zorrës së trashë.

“Nëse rezulton në stad të avancuar dhe është i pashërueshëm, nuk do t’ia zgjas agoninë vetes duke mbajtur detyrën e kreut të shtetit", tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy