Dy të vrarë në Gjilan, në kërkim autori

Dy të vrarë në Gjilan, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në qendër të qytetit të Gjilanit, në Kosovë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”. 

 

Paraprakisht raportohet se një person ka qëlluar më armë, duke lënë të vdekur dy të tjerë. Po ashtu nga të shtënat janë edhe dy të plagosur. 

 

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka shpallur në kërkim autorin, i cili është identifikuar. 

 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se autoritetet janë vënë në kërkim të të dyshuarit.

 

Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor”, tha Hashani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy