Iu kap drogë me vlerë 2 milionë euro, shqiptari dorëzohet vetë në polici

Iu kap drogë me vlerë 2 milionë euro, shqiptari dorëzohet vetë në polici

Një 27-vjeçar është arrestuar në Itali me akuzën e trafikimit të drogës. Kelton Bici është vënë në pranga nga karabinierët e Olbias, pasi është dorëzuar vetë.

Ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar, pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Kaljarit në maj të këtij viti. 30 shtetas italianë dhe shqiptarë u arrestuan në atë kohë në kuadër të operacionit “Polo Est” në vitin 2013.

Aktiviteti i grupit në të cilin bënte pjesë Bici lidhje me trafikun e heroinës dhe kokainës në aksin Itali-Shqipëri-Holandë.

18 kg kokainë, 4 kg heroinë, një pistoletë tip “Bereta” dhe 30 mijë euro kesh u sekuestruan në atë kohë. Droga e sekuestruar arrinte vlerën 2 milionë euro.

Eugert e Kleton Bici, vëllezër, u akuzuan në atë kohë për trafik ndërkombëtar droge. Ata janë të dy të martuar dhe kanë biznese të ligjshme në zonën ku jetojnë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy