Ndahet nga jeta Jorgo Papingji/ Marsi: Tekstin e fundit e shkroi para një muaji, mbetet ndër mjeshtrit e veçantë të fjalës shqipe

Ndahet nga jeta Jorgo Papingji/ Marsi: Tekstin e fundit e shkroi para një muaji, mbetet ndër mjeshtrit e veçantë të fjalës shqipe

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare poeti i mirënjohur shqiptar, autori i dhjetëra këngëve, “Mjeshtri i Madh” Jorgo Papingji, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shkruar mbi 4000 këngë.

Për të ndarë emocionin e humbjes së mikut dhe kolegut, kompozitori Sokol Marsi, për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shprehu relatat më të larta për të.

Jorgo ishte mjeshtër i fjalës shqipe, jo vetëm aq por ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Si asnjëherë më parë, reagimi për humbjen e jetës së tij, ka ngjallur reagime në rrjete sociale, sepse ishte një njeri i tille fjalëpakë, babaxhan, i qetë dhe i dashur.

Që në fillimet e karrierës sime e kam pasur si motiv dhe si shtysë në karrierën time, më është ndodhur gjithmonë aty në bashkëpunimet e mia. Është një humbje shumë e madhe për ne që e njohëm.

Kompozitori dhe miku Sokol Marsi, bëri të ditur se poezinë e fundit e shkroi para një muaji kushtuar dirigjentit Kujtim Alija për të cilën edhe u kompozua kënga.

Tekstin e fundit e ka shkruar hiq më pak se para një muaji, dhe pse ishte i sëmurë. Më mori në telefon Tatjana bashkëshortja e tij dhe më tha Koli po të kërkon Jorgo për një tekst që ta bësh këngë.

Unë nuk ja prishja asnjëherë, ishte një tekst kushtuar artistit të madh të muzikës për fëmijë, Kujtim Alija dhe më tha ja kam kushtuar atij dhe dua ta këndoj dikush.

Unë arrita ta kompozoja këtë këngë, gjeta dhe këngëtarin por nuk u finalizua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy