Disa mund ta urrejnë sepse e konsiderojnë diktator, të tjerë mund ta adhurojnë siç ndodh edhe sot në ish-Jugosllavi, madje edhe në Kinë.
Josif Broz Tito për kinezët përfaqëson ndoshta një paraardhës i atij kapitalizmi shtetëror që Kina po zhvillohn edhe nëpërmjet depërtimit të saj financiar dhe tregtar në kontinentin e vjetër. (Hapi i parë është projekti triliona dollarësh Belt and Road).
Te Tito, kinezët shohin një komunist me përkujtimin e të cilit mund të bëjnë biznes. Më e bindur nga të gjithë duket se është presidentja e kompanisë kineze Z-Run Well Ton, Jiang Ju, e cila me rastin e forumit për turizëm të 16 + 1 (vendet e Evropës Qendrore-Lindore dhe Kinës) në Dubrovnik, më 12 prill, do të bëjë edhe një vizitë në Kumrovec, vendlindja e Titos.
Arsyeja nuk është thjesht një "pelegrinazh" në atë që ka qenë djepi i shokut Tito, por edhe blerja e shkollës së fundit politike të regjimit të Titos, tani e reduktuar në minimum, për 1.6 milionë euro dhe transformimin e saj në një hotel. Jiang Ju, si shpjegon kryebashkiaku i Kumrovec, Robert Šplaj, ka ide të qarta. Me kompaninë kineze, komuna tashmë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Kompania kineze ka në plan të fokusohet në potencialin që "turizmi i Titos" mund të ofrojë. Kjo parashikon një bashkëpunim me operatorët kinezë, që do të ofrojnë paketa turistike për vendlindjen e Titos dhe ujërat termale në të njëjtën zonë.
Çdo vit 100 mijë turistë
Aktualisht, Kumroveci vizitohet nga 100 mijë njerëz në vit dhe 70 mijë prej tyre vizitojnë edhe muzeun e afërt etnik të Staro Selos. Por znj. Ju (që rastësisht përkon me shkurtesën e federatës që krijoi vetë Tito) duhet të ruhet nga konkurrentët në vendin e saj.
Në fakt, shumë e interesuar për blerjen e ish-shkollës politike të Titos, e ndërtuar në vitin 1981, është edhe një tjetër kompani kineze. Këtë e konfirmon Mario Rendulić, president i Shoqatës kineze të Biznesit të Evropës Juglindore, me një projekt për transformimin e shkollës së mëparshme në një hotel të ri që parashikon një investim prej 30 milionë eurosh, me një kapacitet pritës prej 300 vetësh. Projekti punëson automatikisht së paku 70 persona.



