Prej disa ditësh, në mediat gjermane dhe ato angleze, qarkullojnë zëra, se zëvendësuesi i Lewandowski te Bayern Munich, mund të jetë sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.
Për këtë është pyetur edhe trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Julian Nagelsmann, i cili foli me superlativa për sulmuesin anglez, por shtoi se problem është çmimi i tij, që për Bayern Munich është shumë i shtrenjtë.
Unë kam mendimin se ai mund të shënojë 40 gola në një sezon. Por do të isha i lumtur me 10 gola në sezonin e tij të parë në Bundesligë. Mund të luajë në disa pozicione: sulmues qendre, në krahë dhe në thellësi në rolin e numrit 10.
Ai është shumë i shpejtë dhe i fortë fizikisht. Mund ta kontrollojë topin mirë me shpinë nga porta. Megjithatë problemi qëndron se ai është shumë i shtrenjtë, por është një futbollist i shkëlqyer. Do të jetë e vështirë për Bayern Munich ta afrojmë, por të shohim në të ardhmen.



