Shkrimtarja e famshme gjermane gjendet e vrarë në shtëpinë e saj lundruese

Shkrimtarja e famshme gjermane gjendet e vrarë në shtëpinë e saj lundruese

Policia e Hamburgut ka nisur një hetim për vrasje pasi një shkrimtare gjermane nga më të shiturat, u gjet e vdekur në varkën ku ajo jetonte në lumin Elba në Hamburg.

Alexandra Froehlich, 58 vjeçe, romanet e së cilës janë shfaqur dukshëm në listat e bestsellerëve në Gjermani, u gjet e vdekur të martën në mëngjes në shtëpinë e saj lundruese.

Sipas transmetuesit lokal Ndr, duke cituar burime policore, Froehlich u sulmua dhe u qëllua.

Detektivët kanë bërë thirrje që dëshmitarët e mundshëm të dalin përpara për të zbuluar nëse dikush ka vërejtur ndonjë aktivitet të dyshimtë në zonë, në rrethin lindor Moorfleet.

Djali e zbuloi trupin e shkrimtares të martën në mëngjes, sipas policisë, e cila beson se ajo vdiq rreth orës 05:30 të mëngjesit.

“Sipas informacioneve fillestare, të afërmit e gjetën gruan të pajetë dhe njoftuan brigadën e zjarrfikësve, të cilët vetëm mund të konfirmonin vdekjen e saj”, tha një zëdhënës i policisë për mediat lokale.

Drupal Ad

Zëdhënësi tha se hetuesit po kërkonin të dyshuarit e mundshëm dhe nëse vrasësi mund të ishte i njohur për Froehlich.

Froehlich filloi si gazetare, fillimisht në Ukrainë, ku themeloi një revistë për femra në Kiev.

Më vonë punoi si gazetare e pavarur në Gjermani për revista të ndryshme duke përfshirë Stern, përpara se të kthehej në shkrimin e romaneve.

Në vitin 2012, ajo botoi romanin e saj debutues, “Vjehrra ime ruse dhe katastrofa të tjera”, bazuar, në përvojën e saj të martesës me një shtetas rus.

Ajo hyri në listën e bestsellerëve të Der Spiegel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy