Florida rikthen të drejtën e votës për ish-të dënuarit

Florida rikthen të drejtën e votës për ish-të dënuarit

Ndërkohë që fokusi i mandateve të SHBA-së ka qenë në zgjedhjet për të dyja dhomat e Kongresit, si dhe për postet e guvernatorëve dhe legjislaturat e shtetit, amerikanët po votonin gjithashtu për një numër çështjesh të tjera jashtëzakonisht të rëndësishme për zonat e tyre.

Në Florida, banorët që kishin kryer disa kohë në burgu rifitonin të drejtën për të votuar; në San Francisko, një taksë kontroverse mbi bizneset u miratua për të ndihmuar të pastrehët. Aborti, marihuana dhe të drejtat transgjinore ishin gjithashtu në fletëvotim.

Një numër prej 1 milion e 200 mijë personave të cilët kanë qenë të dënuar në periudha të ndryshme, kanë fituar të drejtën e votës, duke iu falënderuar kalimit të një amendamenti të kushtetutës shtetërore. Ky amendament kaloi me mbështetjen e 65% të votave, duke ndryshuar një rregull që vlente tani e 150 vjet në kushtetutën e shtetit, shkruan “BBC”.

Para këtij votimi, Florida ishte në mesin e vetëm katër shteteve të Shteteve të Bashkuara që në mënyrë automatike ua hiqte të drejtën e votës personave të cilët kishin kryer ndonjë krim që është i dënueshëm me një vit apo më tepër burgim. 

Për ta gëzuar të drejtën e votës, ish të burgosurit duhet ta kenë përfunduar plotësisht dënimin dhe t’i kenë zbatuar të gjitha rregullat e lirimit të tyre, përfshirë edhe plotësimin e periudhës për mospërsëritje të veprave penale. Përveç kësaj, amendamenti i përjashton personat e dënuar për vrasje dhe dhunë seksuale.

Mbështetësit e këtij amendamenti për muaj të tërë kishin deklaruar se ndalimi i së drejtës për votim për ish të burgosurit paraqet padrejtësi ndaj personave të cilët tashmë ia kishin kthyer borxhin shoqërisë dhe kjo ndalesë e pengon ripërfshirjen e tyre në shoqëri. 

Ata po ashtu besonin se ky rregull i përjashtonte në mënyrë të pabarabartë personat me prejardhje afrikane. Amendamenti ishte bërë pjesë e kushtetutës para 150 vitesh me qëllim të parandalimit të njerëzve me ngjyrë për të votuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy