Zbardhet identiteti i 38-vjeçarit të plagosur në Vlorë

Zbardhet identiteti i 38-vjeçarit të plagosur në Vlorë

Zbardhet identiteti i personit që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Bëhet me dije se i plagosuri është Edison Begaj, një subjekt i OFL-së, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 6 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Mësohet se Begaj u qëllua me 4 plumba në hyrje të banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes Begaj u paraqit në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy