Gara për Kryeprokuror/ KLP dërgon sot në Kuvend listën me tre kandidatët (VIDEO)

Gara për Kryeprokuror/ KLP dërgon sot në Kuvend listën me tre kandidatët (VIDEO)

Shkon sot zyrtarisht në Kuvend lista me tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Në garë për Prokuror të Përgjithshëm janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Mësohet asnjëri nga kandidatët nuk e kanë ankimuar renditjen e KLP-së.

Lënda: Dërgohet vendim nr.236 datë 14.11.2019 i KLP “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Z. GRAMOZ RUÇI

KRYETAR

I nderuar Z.Ruçi,

Në mbështetje të nenit 148/a pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ligjit nr .97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”. Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.

Për sa më sipër në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe tё nenit 21 pika 6 të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”; bashkëlidhur Ju përcjellim vendimin nr.236 datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues, si pjesë përbërëse të tij.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin

KRYETARI

GENT IBRAHIMI

Në këtë mënyrë, parlamenti i Shqipëri ka 30 ditë afat për zgjedhur Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin asnjërin prej 3 kandidatëve, atëherë sipas rregullores, kandidati i pozicionuar në vendin e parë merr automatikisht detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela kryeson me 459 pikë, ndërsa pas tij vijnë kryeprokurorja aktuale Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj qëndron në vendin e tretë me 362 pikë.

Sipas procedurës, prokurori i ri do të duhet të zgjidhet jo më larg se data 20 dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy