Likaj: Shtrëngimi i masave ndaj drejtuesve të mjeteve sjell rezultat, kundër burgut për parakalimet e gabuara (VIDEO)

Likaj: Shtrëngimi i masave ndaj drejtuesve të mjeteve sjell rezultat, kundër burgut për parakalimet e gabuara (VIDEO)

Eksperti i sigurisë rrugore, Fadil Likaj, thotë se duke iu referuar sasisë së automjeteve që vijnë në Tiranë për vitin e ri akademik, ka trafik të shtuar, por është trafik i lëvizshëm.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se përmasat e rrugëve janë të vogla dhe nuk përballojnë një sasi të madh mjetesh, por se duhet rritur cilësia e menaxhimit dhe se problematikat me parkimet kanë çuar në heqjen me makinave të parkuara dysh me karrotrec.

Lidhur me 20 mijë gjoba në një javë, ai shprehet se pjesa më e madhe e gjobave për qytetarët ka qenë nga parkimi dysh, qëndrimi i automjeteve pranë trotuarëve, vijave të bardha etj.

Statistikat e gjobave duken alarmante, por drejtuesit e mjetit në Shqipëri e kanë vërtetuar se nëse nuk ushtrohet presion, nuk rritet ndërgjegjësimi.

Trotuarët janë zënë nga bizneset, në Shqipëri parametrat gjeometrik të rrugëve janë shumë keq sa policia nuk ka çfarë të bëjë përveç gjobave.

Policia Rrugore duhet të tregohet mirëkuptuese për ata drejtues që ndalojnë për një kohë të shkurtër për të shkuar në një farmaci apo furrë buke.

Nëse shtrëngimi i masave ndaj përdoruesve të rrugës do jetë e përditshme, kjo do sjellë një rezultat.

Që nga masa e vendosur për marrjen e mjeteve me karrotrec fillon një lloj ndërgjegjësimi dhe ka filluar parkimi i mjeteve në parkime private.

Shërbimi që kryen karrotreci është diku te 60 mijë lekë të vjetra, masa administrative është nga 10-30 mijë lekë të vjetra.

Në rast se merret makina me karrotrec vendoset gjoba maksimale 30 mijë lekë, plus 60 mijë lekë trasporti.

Mjeti çohet te Drejtoria e Qarkullimit, dhe aty drejtuesit bëjnë pagesën e detyrimit dhe tërheqin mjetin.

Parakalimet e gabuara janë të rrezikshme dhe do dorë të hekurt, por unë jam kundër dënimit me burg, duhet rritur gjoba.

Nuk mund të vendoset masa e arrestit me burg për parakalim të gabuar, pasi mund të jetë pa pasoja, jam që më shumë të rritet gjoba. Por nëse ka pasoja le të merret masa arrest me burg.

Drejtuesit e mjeteve kanë filluar të ndërgjegjësohen për përdorimin e celularëve, pasi masa administrative ka qenë e madhe apo është hequr leja e drejtimit, pasi është konstatuar mbi 3 herë në drejtimin e mjetit me celular.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy