
Këshilli i Lartë i Prokuriorisë ka zgjedhur ditën e sotme edhe tre prokurorët e rinj që do t'i bashkohen ekipit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi janë të zgjedhurit e KLP-së, që do të betohen para Presidentit.
Këta tre prokurorë së bashku me 12 prokurorët e tjerë të SPAK do të kenë në dorë për të hetuar dosje të rëndësishme në vend. Ndërkohë Elizabeta Imeraj, Anton Martini, Manjolla Kajana, presin vetingun për të qenë në garë për tu përzgjedhur si anëtër të SPAK me një mandatë nëntë vjeçar.



