
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu thotë se bisedimet në Kajro rezultuan në një marrëveshje për lirimin e gjashtë pengjeve të gjallë izraelitë të shtunën, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.
Izraeli gjithashtu do të marrë trupat e katër të burgosurve izraelitë të enjten dhe trupat e katër të tjerëve një javë më vonë, thuhet në deklaratë.
Times of Israel raporton se familjet e pengjeve janë njoftuar për lirimin e tyre.



