Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën e moshuara

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën e moshuara

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetë një e moshuar e cila jetonte e vetme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në Shkozë dhe për pasojë ka humbur jetën M. B., 90 vjeçe.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës "Androkli Kostollari", ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy