Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se zhvillimi i primareve në PD ishte zgjidhja më e mirë që mund të bënte Berisha, pasi me atë të këtij procesi respekton statutin si dhe mobilizon dhe anëtarësinë.
Sipas Kalemajt, ky proces do të shmangë debatin e brendshëm që do të krijonte pakënaqësi dhe çarje në PD.
Çfarëdo zgjedhje të bënte Berisha në këto momente, do të kishte të pakënaqur, por unë mendoj se ishte zgjidhja më e mirë.
Primaret, mënyra si u konceptuan, mënyra se si po bëhen modalitet është mundësia më e mirë që mund të bënte PD në këto kushte ku ishte dhe për të qenë edhe demokratike si proces i brendshëm demokratik për të nxjerrë demokratët më të votuar, por edhe për të shmangur debatin e brendshëm që do të krijonte shumë pakënaqësi dhe do krijonin çarje të panevojshme brenda partisë në këto momenti që elefanti në dhomë për PD, por edhe për partitë e tjera është Edi Rama që synon mandatin e katërt.



