Digjet godina në lagjen Kala në Elbasan, Duka: Po hetohet edhe zjarrvënia e qëllimshme (VIDEO)

Digjet godina në lagjen Kala në Elbasan, Duka: Po hetohet edhe zjarrvënia e qëllimshme (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një objekt në lagjen Kala të Elbasanit.

Gazetarja Entela Duka tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se Policia e Elbasanit po heton mes të tjerave edhe zjarrvënien me qëllim.

Po ashtu Duka bën me dije se godina ka qenë një ndërtesë e braktisur që frekuentohej nga përdoruesit e lëndëve narkotike, dhe se mund të jetë bërë hedhja e cigare në tokë shkak i zjarrit.

Godina ka qenë jofunksionale, pjesa e jashtme e oborrit ishte mbuluar nga shkurret. I ngjasonte atyre godinave të braktisura që shpeshherë bëhen edhe strehë për personat që zgjedhin këtë ndërtesa për të konsumuar lëndë narkotike, apo për t’u strehuar në momente të veçanta. Ky është një nga dyshimet e policisë, megjithëse po hetohet në dy pista, ajo e zjarrvënies së qëllimshme dhe të hedhjes së një cigareje që përdoruesit e lëndëve narkotike mund ta kenë hedhur në tokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy