Vijojnë historitë e tmershme që kanë përjetuar persona të ndryshëm kur janë kapur dhe më pas janë dënuar me ligjet e Shtetit Islamik.
Një histori rëngjethëse kanë përjetuar edhe dy vëllezër irakenë, nën regjimin e ISIS-it dhe të të ashtuquajturat ligjet e sheriatit.
Ata u akuzuan nga militantët e Shtetit Islamik, se i kishin vjedhur një ushtari të grupit terrorist dhe u dënuan me prerje dore.
Madje, ata tregojnë se janë goditur dy herë me hanxhar në dorën e djathtë, në mënyrë që ajo të këputej komplet. Teksa vëllait të parë i pritej dora, i dyti ishte i detyruar të shihte të gjithë skenën deri sa t’i vinte radha.



