Një shtetas izraelit, i cili ishte rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës iraniane për të përgatitur vrasjet e personaliteteve izraelite, përfshirë kryeministrin, Benjamin Netanyahu është arrestuar.
Policia dhe inteligjenca vendase Shin Bet e bënë të ditur këtë të enjte, më 19 shtator, në një deklaratë të përbashkët.
“Një shtetas izraelit u rekrutua nga shërbimet e inteligjencës iraniane për vrasjen e figurave izraelite.
Ai u pagua për të kryer misione ”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Netanyahu, Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin ndër objektivat.



