Çani-Klosit: Si mund të flasim për turizëm kur nuk ka ujë e drita?

Çani-Klosit: Si mund të flasim për turizëm kur nuk ka ujë e drita?

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Arjan Çani tha se në këtë sezon, turizmi përballet me shumë probleme, që vijojnë të pazgjidhura prej vitesh. Ai u shpreh se Jugu ka shumë probleme, të cilat mund të jenë akoma më të mëdha në pjesën tjetër të vendit.

Për mua Shqipëria të vetmen mënyrë për t’u zhvilluar është turizmi i vogël familjar. Ky turizëm është shumë i zhvilluar. Këtu dikush që do të zgjerojë shtëpinë dhe ta kthejë në biznes nuk arrin dot sepse për ti bërë është një torturë e paparë dhe Klosi e di shumë mirë, është pas mafia nga pas dhe kjo nuk është përgjegjësi e Klosit, kolegët e tij në ministri janë duke e minuar çdo ditë. Unë jetoj në Himarë dhe do vish të shikosh se si nga ora 3 mbushet vija bregdetare. Kam vajtur te vendi ku derdhen. Isha para 3 ditësh dhe i pash. Kur ndodh kjo në jug mendo ç’bëhet nga pjesa tjetër. Si mund të flasim për turizëm kur ne ende s’kemi ujë dhe drita. Flasim për turizëm pa pasur parkingje. Flasim për turizëm pa kanalizime të ujërave të zeza. Për cfarë turizmi flet ti kur nuk ka shërbim? Shkon në Greqi dhe me 50 euro je në anë të detit me pastërti dhe rregull. Në hotelet tona 200 euro dhoma. Dhe për më tepër hajdutë pa fund që bashkëpunojnë me policinë dhe vjedhin shtëpitë kur ikin njerëzit. Kryesorja, këtu është mafia e pronave, na bashkëpunim me zyrat e shtetit.  

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, tha se problemet ekzistojnë, por jo në përmasa të tilla.

Nuk është kështu. Mund të qëndrojnë relativisht. Investimet në bregdet për ujë dhe drita janë evidente. Ka parkim edhe në Himarë e Dhërmi. Shtimi i numrit ka nevojë për infrastrukturë. Po, të qëndrojmë te problemi I shërbimit. Problem i trafikut do të lehtësohet me bypasin e ri. Sa I përket parkingjeve, problemi ekziston. Është gjynah ta nxjerrim situatën kështu si thua ti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy