Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, plagoset shtetasi grek dhe bashkëshortja e tij shqiptare

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, plagoset shtetasi grek dhe bashkëshortja e tij shqiptare

Një aksident ka ndodhur pak minuta mëparë në aksin Tepelenë-Gjirokastër pranë fshatit “Andon Poçi”.

Një automjet tip “Benz” me targa AA439UR ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

Mësohet se të plagosurit janë shoferi, një shtetas grek identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe bashkëshortja e tij nga Vlora.

Gjithashtu forcat zjarrfikse të Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje ku kanë ndërhyrë për nxjerrjen e një personi të moshuar që ndodhej në automjet, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy