Sudan, organizatat e revolucionit refuzojnë të jenë pjesë e grushtit të shtetit

Sudan, organizatat e revolucionit refuzojnë të jenë pjesë e grushtit të shtetit

"Forcat e Deklaratës për Liri dhe Ndryshim", një grup organizatash që kanë koordinuar demonstratat kundër qeverisë sudaneze muajt e fundit, kanë refuzuar grushtin ushtarak të shtetit që rrëzoi presidentin e Sudanit, Omar al Bashir, duke thënë se këshilli i përkohshëm i propozuar përmban po ato fytyra kundër të cilave është ngritur populli.

Në një deklaratë, grupi u shpreh se grushti ushtarak i shtetit thjesht “ka ricikluar të njëjtat fytyra dhe institucione ndaj të cilave janë ngritur në revoltë njerëzit tanë.”

"Ata që rrënuan vendin tonë dhe masakruan qytetarët e tij duan t’ia pinë këtij vendi edhe pikën e fundit të gjakut dhe duan t’ia vjedhin djersën që çdo sudanez ka derdhur për këtë vend në revolucionin e lavdishëm popullor”.

Forcat e Deklaratës për Liri dhe Ndryshim refuzojnë kategorikisht të bëhen pjesë e këtij grushti shteti dhe i ftojnë njerëzit që ta vazhdojnë revolucionin, duke qëndruar nëpër rrugët e Sudanit, derisa të vendoset një qeveri civile e përkohshme që paraqet vullnetin e revolucionit.

Presidenti i vendit, Omar al-Bashir u rrëzua me grusht shteti ushtarak pas tri dekadash në pushtet, duke mbyllur kështu një kapitull të errët të historisë sudaneze të mbushur me rebelime të armatosura, kolapse ekonomike, luftë civile e terrorrizëm. Ai u arrestua nga forcat ushtarake dhe mbahet në arrest shtëpie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy