Rikthimi i agjentit Novichok/ Britania nis hetimet për vrasje pas vdekjes së 44-vjeçares që u gjet e helmuar (VIDEO)

Rikthimi i agjentit Novichok/ Britania nis hetimet për vrasje pas vdekjes së 44-vjeçares që u gjet e helmuar (VIDEO)

Një grua në Britani ndërroi jetë pas ekspozimit ndaj të njëjtit agjent nervor me të cilin u helmuan ish-spiuni rus dhe e bija pak javë më parë në Londër. Dawn Sturgess, 44 vjeçe, u gjend pa ndjenja në shtëpinë e saj në Amesbury, së bashku me partnerin Charlie Rowley, 45 vjeç.

Fillimisht, incidenti u mendua se kishte si shkak përdorimin e drogës, por analizat e kryera në laboratorin shkencor të Porton Doën-it konfirmuan se çifti kishte pasur kontakt me agjentin kimik rus, Novichok, e njëjta substancë që u përdor për të helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe të bijën në mars të këtij viti.

Ndërkohë, partneri i viktimës mbetet në gjendje kritike në spital.

Në një deklaratë në lidhje me ngjarjen, kryeministrja britanike, Theresa May, tha se rasti po hetohet si vrasje e qëllimshme.

Qyteti Amesbury ndodhet 10 milje nga Salibury, ku në mars u gjetën pa ndjenja Sergei Skripal dhe e bija, Julia. Policia britanike thotë se nuk ka ende provat që konfirmojnë se agjenti nervor i përdorur në këtë rast është porcion i të njëjtit që u përdor për Skripal dhe të bijën.

“Mundësia që të dy hetimet mund të lidhen është qartazi një linja kryesore e hetimit për policinë. Megjithatë, është e rëndësishme që hetimi të udhëhiqet nga dëshmitë në dispozicion dhe vetëm nga faktet”, bëri të ditur policia në një njoftim.

Rasti Skripal shkakton tensionim të marrëdhënieve diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Qeveria britanike ka fajësuar për ngjarje Rusinë, por kjo e fundit e ka mohuar përfshirjen në rastin Skripal.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy