Pas tërmetit Indonezia goditet nga cunami, publikohen pamjet e këtij momenti (VIDEO)

Pas tërmetit Indonezia goditet nga cunami, publikohen pamjet e këtij momenti (VIDEO)

Pesë persona dyshohet se kanë vdekur pasi një cunami goditi qytetin bregdetar indonezian që shkatërroi shtëpi dhe i la familjet të largoheshin me vrap.

Valët mbi dy metra të larta kanë goditur Indonezinë, pasi një tërmet me magnitudë 7.5  ballë tronditi vendin në orët e para të mëngjesit.

Fillimisht zona u lëkund nga një tërmet 6.1 ballë dhe kishte prekur qytetin Sulawesi, dhe disa momente më pas është ndjerë një më i fuqishëm prej 7.5 ballë.

Dallga dy metra goditi rajonin e Palut dhe sipas autoriteteve lokale, ujërat janë tërhequr, por për momentin autoritetet nuk kanë dhënë detaje për viktima.

Videoja e filmuar në qytetin Palu në Indonezi është publikuar në "Twitter", ku shfaqen valët e mëdha në breg duke bërë që të gjithë qytetarët të vrapojnë si të çmendur për ta shpëtuar.

Shtëpitë, lokalet dhe objekte tjera për një moment janë “zhdukur nga faqja e dheut” në Palu dhe qytetin Donggala, ka njoftuar zëdhënësi i agjencisë së krizave Sutopo Purwo Nugroho.

Në një pjesë tjetër të videos, uji mund të shihet duke u përplasur drejt Xhamisë "Baiturrahman".

Pas tërmetit të fuqishëm një paralajmërim i cunamit u lëshua fillimisht nga agjencia meteorologjike e vendit, por u hoq pak më vonë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy