Dule: Rama përdor emigrantët për t’i treguar forcën Mitsotakisit, vizitë për karshillëk

Dule: Rama përdor emigrantët për t’i treguar forcën Mitsotakisit, vizitë për karshillëk

Kryetari i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, pranon se në Greqi ka pasur fshesë ndaj emigrantëve, por deklaron se emigracioni shqiptar është një histori suksesi.

Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë, Dule tha se në shtetin fqinj emigruan 1 milionë shqiptarë në një popullsi prej 10-11 milionësh.

Sipas tij, një shifër e tillë është e paprecedentë në të gjitha kombet në raport me popullsinë dhe se ekziston mundësia që në këtë emigracion masiv të mos ketë fenomene sporadike.

Zoti Rama a kërkoi ndjesë në Athinë, për një fakt që ndodhi në 2023 kur një qytetar, aq më tepër kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, vajti për të përshëndetur për herë të fundit gjyshen e vetë me pranga në duar?

Ky është ai që u qan hallin të vuajturve? Nuk ka skenë më të turpshme se ajo.

Marrëdhëniet ishin të tilla që nuk mund të jetë njëra palë duke reaguar dhe pala tjetër të mos reagojë.

Forcat politike në Greqi kanë emigrantë shqiptarë të integruar në çdo qelizë të tyre.

Vajti zoti Rama disa herë në Greqi, i ftuar disa herë për drekë në shtëpinë e kryeministrit aktual grek.

A u kujtua ndonjëherë zoti Rama të takonte këta shqiptarë, ai hapi një ekspozitë në vend të shenjtë, a i ftoi këta shqiptarë në ekspozitë?

Përdor emigracionin, pasi janë thyer marrëdhëniet me Mitsotakis, do ti tregojë Mitsotakisit ushtrim force.

Shumica dërrmuese aty, nuk kanë të drejtë vote. Mori një përgjigje nga zonja Bakojanis, e cila i tha se mos luaj me ata njerëz.

Se nëse është dikush që mund të përdorë ndikimin mbi ta është Greqia. Ia tha me mirëkuptim që të jetë me këmbë në tokë.

Edi Rama tha që e kemi zgjidhur çështjen e pronave me minoritetin, ka 8 mijë dosje pronash në Himarë që janë depozituar pranë autoriteteve përkatëse, ndërkohë që për tre muaj kishte premtuar se do zgjidhej titulli i pronësisë.

Numërohen me gishtat e duarve rastet e dhënies së titujve të pronësisë.

Ka kudo probleme, por jo me këtë masivitet.

Kjo vizitë mund të ishte një vizitë suksesi nëse do ishte organizuar në harmoni me qeverinë greke. Kjo ishte vizitë për karshillëk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy