
Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Southampton në transfertë.
Pasi e nisën sezonin me një fitore spektakolare ndaj Leeds, të besuarit e Solskjaer janë ndalur në barazim ditën e sotme. Southampton e mbylli në avantazh pjesën e parë, duke iu falur autogolit të Fred në minutën e 30-të.
Në të dytën, United u shfaq më kërkues, teksa gjeti golin e barazimit në minutën e 55-të me Greenwood, por vetëm kaq, pasi nuk arritën të gjenin dot golin e fitores.
Tottenham ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur minimalisht Wolves. Golin e vetëm të takimit e shënoi Dele Alli në minutën e 9-të, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kështu 3 pikët skuadrës së tij.



