Sërish kërcënime ndaj drejorit të MCN Tv, Endri Meksi/ Rusta tregon dinamikën: Policia nuk ka dërguar pamje në prokurori (VIDEO)

Sërish kërcënime ndaj drejorit të MCN Tv, Endri Meksi/ Rusta tregon dinamikën: Policia nuk ka dërguar pamje në prokurori (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi është kërcënuar dhe shantazhuar për herë të dytë në ambientet e televizionit të tij nga persona ende të paidentifikuar.

 

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live ka treguar dinamikën e ngjarjeve të ndodhura më 10 mars dhe 28 mars.

 

Më 10 mars në orën 00: 30, 3 persona të cilët lëviznin me një mjet Audi A7 të bardhë afrohen në hyrjen e MCN TV, në oborr dhe teksa aty mbërrin drejtuesi Endri Meksi, ata afrohen duke bërë sjellje kërcënuese, të dyshuara me armë dhe shkopinj bejzbolli. 

 

Të maskuar, pas këtyre veprimeve ata janë larguar. 

 

Ky moment kërcënimi është dokumentuar me pamje filmike. Është bërë një kallëzim në Komisariatin nr.1, në Postën e Farkës, e më pas është përcjellë në prokurori.

 

I vetmi reagim nga policia ka qenë dërgimi i patrullave të forcave Shqiponja, në MCN TV duke marrë kontakt me Endri Meksi.

 

Çdo gjë kaloi në arkivim. Në vend të veprimeve të shpejta, oficerët e policisë gjyqësore të Postës së Farkës iu desh 5 ditë që të referonin materialet në prokurori. 

 

Referimi në polici është vetëm me kallëzimin që ka bërë Endri Meksi dhe asgjë më tepër, as pamje, dhe as foto nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar veprimet e 3 personave të dyshuar. 

 

Nëse do të kishim verifikim të imtësishëm, për të marrë në pyetje persona të dyshuar qoftë personave të botës së krimit, qoftë të personave të përmendur publikisht dhe të denoncuar dhe përmes kronikave të lajmeve dhe emisioneve kjo nuk ka ndodhur. 

 

E njëjta skemë kriminale është përsëritur dy ditë më parë në MCN TV, më 28 mars. 

 

Rezulton që policia nuk ka referuar në polici asnjë pamje filmike, asnjë moment ku duket mjeti Audi A7 me ngjyrë të bardhë. Rezulton se ka bërë referimin vetëm në kallëzimin e Meksit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy