Raporti/ Gogo: Partitë fshehën shpenzimet, kur ligji përballet me politikën bëhet i pazbatueshëm!

Raporti/ Gogo: Partitë fshehën shpenzimet, kur ligji përballet me politikën bëhet i pazbatueshëm!

Presidenti i KRIK Premto Gogo tregoi në edicionin e lajmeve në MCN TV gjetjet e raportit për financimet e partive politike. Ai u shpreh se është evidentuar fshehje e shpenzimeve apo mosdeklarim i saktë.

Është për t’u ardhur keq që vullneti politik është për të mos i deklaruar financat, pavarësisht se këtë radhë buxhetit të shtetit i ka kushtuar minimalisht dyfish. Është evidentuar që ka edhe fshehje të shpenzimeve, apo mosdeklarim të saktë. Ndërkohë që bëhen shpenzime, deklaron zero, apo nuk deklarohen fare që është minimalisht shkelje e detyrimit ligjor. Po flasim me kandidatë të gjithë partive. Kemi 1841 kandidatë, nga të gjithë këta kanë deklaruar diku te 200 kandidatë. Ne kemi faktuar falë aplikacioneve të Facebook-ut dhe Instagramit që ka pasur financime”, u shpreh Gogo.

Gogo theksoi se një nga problemet e demokracisë shqiptare është se kur ligji përballet me politikën bëhet i pazbatueshëm.

Nëse ka një problem demokracia shqiptare, shtetformimi dhe funksionimi i institucioneve është se kur ligji përballet me politikën, ligji bëhet i pazabatueshëm. Merr jetë pazbatueshmëria dhe pandëshkueshmëria. Nuk është e vërtetë që ata s’e njohin ligjin, janë partitë politike që e kanë bërë në Parlament”, deklaroi presidenti i KRIK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy