Izrael, Netanyahu shpall kabinetin e sigurisë

Izrael, Netanyahu shpall kabinetin e sigurisë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të krijojë një kabinet sigurie prej 11 anëtarësh, i cili do të autorizohet që të marrë vendime për qeverinë për çështjet e sigurisë kombëtare.

Politikanët e partisë Likud që do të kenë fuqi vendimmarrëse për çështje shumë të ndjeshme të sigurisë janë: Ministri i Mbrojtjes Yoav Galant, Ministri i Jashtëm Eli Cohen, Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, Ministri i Drejtësisë Yariv Levin, Ministrja e Transportit Miri Regev, Ministri i Energjisë Yisrael Katz dhe Ministri i Bujqësisë Avi Dichter.

Tre vendet e mbetura në kabinetin e Netanyahut, shkuan për Ministrin e Brendshëm dhe të Shëndetësisë Aryeh Deri, i cili kryeson partinë Shas, Ministrin e Financave Bezalel Smotrich që kryeson Partinë Fetare Kombëtare dhe Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir.

Një komitet më i vogël ministror për Agjencinë e Sigurisë së Izraelit do të përfshijë Netanyahun, Ministrin e Drejtësisë Yariv Levin, Ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galant, Ministrin e Arsimit Yoav Kisch dhe Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir.

Ministrja e Transportit Miri Regev do të jetë e vetmja grua në kabinetin e sigurisë, përbërja e ministrave do t’i japë Netanyahut një shumicë të qartë që ka të ngjarë të ndjekë drejtimin e tij në votat kryesore.

Ideja pas shtimit të disa prej ministrave ishte që të siguronte një kundërpeshë për Ben-Gvir dhe Smotrich, të cilët konsiderohen të jenë më të ashpër në pozicionet e tyre diplomatike dhe të sigurisë.

Tradicionalisht, kabineti i sigurisë mblidhet rregullisht çdo javë, për të diskutuar operacionet kryesore të vazhdueshme të IDF, Mossad ose Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit), si dhe çështje të vështira diplomatike, si ndërtimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Pjesëmarrësit e shpeshtë përfshijnë shefin e shtabit të IDF-së, kreun e Inteligjencës Ushtarake, kreun e Mossad-it, kreun e Shin Bet-it, drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe të sigurisë që nevojiten rast pas rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy