Zululand - Nazarko: Me ngerçin e krijuar, Presidenti do të testonte Parlamentin

Zululand - Nazarko: Me ngerçin e krijuar, Presidenti do të testonte Parlamentin

Ish- këshilltari i një kryetari shteti, opinionisti dhe njohësi i të drejtës kushtetuese, Mentor Nazarko ka një qasje ndryshe nga ato që janë thënë deri tani mbi përplasjen President - Qeveri.

 

Mentor Nazarko, i cili ka qenë këshilltar i Presidentit, Rexhep Meidani, deklaroi në programin Zululand të Mustafa Nanos, se Presidenti ndryshoi zakonin kushtetues, madje të respektuar dhe nga ai vetë, për t’i dërguar Parlamentit njëherësh emrat e ministrave që do largoheshin së bashku me ata që do emëroheshin. Nazarko mendon se e gjitha kjo  mbeti “stuhi në gotë”, sa kohë që ai i miratoi dekretet brenda afateve kushtetues. Ai mendon se ky ndryshim zakoni, ka ardhur dhe si reagim ndaj kritikave të mazhorancës për rolin e tij në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

 

Presidenti e priti numrin dy të shtetit më të fuqishëm në botë në aeroport, me kërkesën e palës amerikane, theksoi Nazarko, duke nënvizuar përmasat dhe rëndësinë e dy vendeve, ndaj sulmi i Ramës për këtë temë e ka lënduar kreun e shtetit. Sipas Nanos, Nishani duhet të qëndronte me Sekretarin e Shtetit në një ambient më “institucional”, ndërsa qëndroi pesë minuta më këmbë te shkallët e avionit. Por Nano dhe Nazarko ndanë mendimin se gjuha e përdorur prej Ramës ndaj kryetarit të shtetit ka ndryshuar për mirë, por se kjo duhet bërë dhe nga anëtarë të tjerë të mazhorancës.

 

Duke u rikthyer tek tema e dekreteve presidenciale,  sipas Nazarkos, shtyrja në limitet  e fundit kushtetuese të firmosjes së tyre ngjante si një provokim nga Presidenti për të testuar mazhorancën parlamentare dhe marrëdhënien e Ramës me Metën. Nazarko tha se vendimi 6 i janarit 2002 i Gjykatës Kushtetuese, një vendim absurd nuk e quan ndonjë shkelje kapërcimin e afateve nga Parlamenti dhe presidenti në shqyrtimin e dekreteve ministrore. Nazarko e quajti absurd atë vendim, i cili sipas tij e rrit paqeverisshmërinë, duke shtuar pasigurinë në funksionimin normal të ministrive, duke cënuar të drejtën e Kryeministrit në shkarkimin e ministrave.  

 

Duke iu referuar modelit kushtetues italian, Nazarko tha se ka patur presidentë si Kosiga të cilët kanë refuzuar ministra dhe madje kanë hyrë në polemika publike me qeverinë.  Kushtetuta e Kosovës ndërkohë nuk i njeh rol Presidentit në emërimin e ministrave. Rritja e presionit të mazhorancës ndaj presidentit ka nxitur atë që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, nënvizoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy