Chiara Ferragni uron në shqip Duan Lipën

Chiara Ferragni uron në shqip Duan Lipën

Një urim mjaft të veçantë Dua Lipës për 25-vjetorin e saj i ka bërë edhe fashionistja italiane Chiara Ferragni, e cila njihet për marrëdhënien e mirë me Duan. 

Shpesh herë ato i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa, teksa nuk mungon as mbështetja që i falin njëra-tjetrës rreth projekteve të ndryshme.

Chiara ka postuar një foto me Duan në Instagram, ku ndër të tjera shkruan: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”

"Gëzuar ditëlindjen ëngjëll @dualipa Shpresoj të të shoh së shpejti. U bëfsh 100 vjeçe zemër!” 

Dua zakonisht organizon festa të mëdha për ditëlindjen e saj, por këtë vit duket se ka qenë ndryshe, pasi deri tani nuk ka ende asnjë detaj se si do ta festojë ditëlindjen e 25-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy