
Zana Beqiri, kryetare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kosovë, thotë se kriza ka ndikuar në rritjen e çmimeve të pothuajse të gjitha produkteve në vend. Sipas saj, ka një rritje mesatarisht 17% të çmimeve.
Ne na mungon edhe përkrahja që BE u ka dhënë bizneseve të veta. Kriza ka ndikuar në rritje dramatike të çmimeve. Në momentin që ngrihen çmimet, bie edhe fuqia blerëse dhe kërkesa në treg. Nuk ka statistika zyrtare, por besohet deri ne 17% rritje.
Sa i takon unifikimit të tregut Shqipëri-Kosovë, Beqiri tha se janë disa pengesat.
Valuta është pengesa e parë. Ka lloj-lloj pengesash të tjera. Hapat konkretë priten prej qeverive. Bizneset tona e shohin Shqipërinë si mundësi të mirë të tregut të vet. Por edhe e anasjellta.
Por ka pengesa të vogla, si eksportet dhe importet. Por edhe unifikimi i kodit doganor. Janë disa probleme praktike administrative që bëhen pengesë.
Beqiri tha se koordinimi me institucioneve të Shqipërisë me ato të Kosovës në aspektin ekonomik është në nivele të kënaqshme.
Sa i përket të bërit biznes, duhet siguri. Ka ndikim në konkurrencën e biznesit. Bizneset e Kosovës funksionojnë edhe në Shqipëri. Në Kosovë, në administratën publike shihet më e strukturuar. e-Albania është një lehtësim i madh. Megjithatë ka një numër shërbimesh që ende bëhen në hard-copy.
Po funksionon mjaft mirë koordinimi mes nesh. Ka pasur vonesa burokratike, ishin për shkak të keqinterpretimit të procedurave.



