Të paktën 20 persona, kryesisht punëtorë të një miniere humbën jetën në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut pasi autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë pasi u përplas me një kamion.
Lajmin e bënë me dije mediat shtetërore.
Automjetet u përplasën në një rrugë kryesore midis qytetit Musina dhe minierës Venetia në provincën veriore Limpopo.
Ky është aksidenti i dytë me një numër të lartë viktimash në provincën Limpopo këtë vit.



