
Bashkëpronari i një agjencie biletarie në Portin e Vlorës ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur kur shtetasi Nadir Gjata kthehej në shtëpi, ndërsa në trup i janë vërejtur plagë të shkaktuara nga goditjet. Familjarë të tij kanë pretenduar në polici për vrasje, pasi në automjeti mungonin sendet me vlerë dhe një shumë parash.



