Lidhjet me McGonigal/ Rama: Akuzat, televonelë për një fluskë sapuni

Lidhjet me McGonigal/ Rama: Akuzat, televonelë për një fluskë sapuni

Në përgjigje të akuzave të opozitës për lidhje me ish zyrtarin e FBI, në emisionin ‘Të paekspozuarit’, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë lidhje me akuzat dhe se për të, kjo është një telenovelë për këtë fluskë sapuni.

Çështja shqiptare nuk ka lidhje as me rus as me kinez as me anglez. Flitet për një borxh që personi me të cilin ka ardhur e ka prezantuar te unë si shok të tij ia ka dhënë. Nuk akuzohet për korrupsion, por për mosdeklarim, se nuk ka dhënë llogari në FBI pra ka shkelur ligjet e vendit të vet. Tani ku hyn këtu qeveria e Shqipërisë? E dini çdo të thotë të korruptosh një agjent të FBI? Do të thotë të shkosh shtatë pash nën dhe. Është komplet pa arsye e gjithë kjo që është ngritur.

Akuza është thjesht dhe vetëm për paratë e marra mes tyre, borxh, mosdeklarim dhe mashtrim dhe konflikt interesi.

Aktakuza ka një kornizë përfundimtare ai nuk akuzohet as për korrupsionin, as për lobim, as për asgjë. Ai nuk akuzohet se ka zhvilluar aktivitet privat në Shqipëri, po për thyerje të ligjit të vit si zyrtar i FBI. Shqipëria nuk është aty. Neza vetë nuk është nën akuzë.

Unë kam takuar Trump, që ka 4 vjet që i rri FBI në qafë. Apo Biden që i vajti FBI në shpi. Kjo është skandaloze. Të mbash popullin me këtë telenovelë për këtë fluskë sapuni. Kjo është skandaloze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy