I ftohtë dhe i mjerë, në një lartësi marramendëse prej 4800 metrash në Himalajet Indiane ndodhet Liqeni i ngrirë i njohur si Roopkund ose Liqeni i Skeletit pranë të cilit janë gjetur grumbuj të tërë skeletesh.
Më shumë se një dekadë, liqeni i vogël jo vetëm që është bërë viktimë e famës së tij, por vazhdon të ngatërrohet edhe kur janë bërë përparime revolucionare në kuptimin e së kaluarës sonë.
Në vitin 1942, H K Madhëal, një zyrtar indian pyjesh, u gjend përballë me qindra skelete njerëzish të grumbulluara rreth liqenit Roopkund. Ai raportoi për zbulimin e çuditshëm ku midis 300 deri në 800 njerëz takuan fundin e tyre tragjik dhe Himalajet e ftohta vazhduan të ruajnë mbetjet njerëzore. Në fund të viteve 1950, zbulimi makabër i malit u njoftua për publikun, duke ngritur interes të madh dhe duke shkaktuar disa hetime që vazhdojnë edhe sot, shkruan BBC.
I ndodhur pesë ditë nga vendbanimi më i afërt në shtetin Uttarakhand, udhëtimi gjatë një jave që përfshin më shumë se 50 km niset nga fshatrat idilike Himalaje që nuk janë më shumë se një tufë shtëpish tradicionale. Pika më e lartë e udhëtimit në 5,000 metra është Junargali, një kreshtë si buzë thike me një pamje 360 gradë të Himalajeve të larta dhe peizazhit të thyer akullnajor.
Roopkund shtrihet 200m nën këtë kurriz.
Fillimisht, skeletet e gjetura mendohej se u përkisnin ushtarëve japonezë ose tregtarëve tibetianë në Rrugën e Mëndafshit të cilët vdiqën për shkak të një epidemie ose ekspozimit ndaj elementeve. Më vonë, pas analizës mjeko-ligjore në 2004-ën, teoria më e mirë ishte se një grup pelegrinësh indianë, burra dhe gra, u goditën nga breshëri gjigand në Roopkund në Shekullin 9.
Besohej se kishin qenë në një pelegrinazh hindu të nderuar, i quajtur Nanda Devi Raj Jat Yatra, një traditë e lashtë që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Veena Mushrif-Tripathy, profesore e arkeologjisë në Kolegjin Deccan, ishte pjesë e hetimit 2004. Ajo tregon se ekipi pranoi teorinë e pelegrinëve si më të besueshme pasi nuk kishte armë në vend, duke treguar se shkaku i vdekjes nuk ishte një sulm dhe se ata nuk ishin ushtarë. Ata gjithashtu gjetën mbetje të instrumenteve muzikore. Analiza e ADN-së, tha Mushrif-Tripathy, zbuloi se ishte një grup mashkull-femër që i përkiste një game të gjerë moshe, duke forcuar më tej këtë hipotezë.



