"Zajednica nuk kalon", Kurti zbulon 6 kushtet për pranimin e Asociacionit

"Zajednica nuk kalon", Kurti zbulon 6 kushtet për pranimin e Asociacionit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend tregoi 6 kushtet për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe mund të zbatohet vetëm pas marrëveshjes finale.

1: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. 2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje, kreu 5”, tha Kurti.

Kurti u shpreh se Zajednica nuk mund të bëhet me gjithë dëshirën e opozitës.

Unë e kam të qartë që ju keni qejf me ua themelu ‘Zajednicën’, por ajo nuk kalon. ‘Zajednicën’ e keni pranu ju, por ajo nuk bëhet. Ju nuk e keni zbatuar, e unë nuk ua zbatoj”, ka thënë ai.

Kurdo që dëshironi unë jam i gatshëm. Sa i përket neneve, unë i kam takuar krerët opozitarë ndaras, por sa i përket diskutimit në Kuvend ju takon juve ta ftoni, a unë i kam ftuar krerët opozitare. Unë nuk dua të ndërmarr hapa që do ta dëmtonin Kosovën për çështjen e konfidencialitetit por Kuvendi i Kosovës është mbi të gjitha. T’ua bëj të qartë edhe njëherë përveç Kushtetutës dhe ligjit janë edhe pesë kushte të tjera”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy