Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është nën hetim për paratë që financuan zgjedhjen e tij në 2007. Sarkozy dyshohet se ka pranuar paratë e ish-udhëheqësit libian, Muammar Gaddafi.
Dy vjet pas padisë së trefishtë për korrupsion, përvetësim të fondeve publike libiane dhe financim të paligjshëm të fushatës elektorale 2007, të premten u njoftua se po hetohet për "lidhje kriminale".
Pas tre akuzave kundër Sarkozy në 2018, në janar 2020, Prokurori Financiar francez zgjeroi hetimin mbi skandalin e financimit libian, duke përfshirë lidhjet kriminale.
Pretendimet për korrupsion dolën për herë të parë në dritë në vitin 2011, kur djali i udhëheqësit libian Muammar Gaddafi, pretendoi se babai i tij kishte ndihmuar në financimin e fushatës zgjedhore të suksesshme të Nicolas Sarkozy në 2007. Ka pretendime që shteti libian ka dhuruar 50 milion € për Sarkozy, me pritshmëritë që ky nder do t’i kthehej.
Pas fitores së Sarkozy në zgjedhje, Gaddafi vizitoi Francën me ftesë të presidentit. Vizita ishte hera e parë që Gaddafi shkoi në Francë në më shumë se 35 vjet. Gjatë vizitës, Franca ra dakord t’i shesë Libisë avionët 21 avionë Airbus dhe nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi bërthamor.



