
Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, ka dorëzuar kandidaturën për postin e kryeprokurores. Dokumentet për kandidimin Arta Marku i ka dorëzuar ditën e djeshme me postë.
Deri tani 4 prokurorë kanë kandiduar për Prokuror të Përgjithshëm.
Arta Marku është kandidatja e katërt në garën për kreun e akuzës pas regjistrimit të prokurorit të krimeve të rënda Olsian Çela, prokurores së Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj dhe avokatit Lulzim Alushaj.
Marku drejton Prokurorinë e Përgjithshme prej 19 dhjetorit të 2017, pasi i mbaroi mandati Adriatik Llallës. Ajo ka qenë për 7 vjet drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër si dhe Zëvendës Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, por edhe pedagoge.
Afati për pranimin e kandidaturave përfundon më datë 2 Maj. Rregullorja parashikon katër kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) dhe përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i i takon parlamentit. Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për kryeprokuror është edhe vettingu.



