Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri inspektoi një pikë kontrolli në Durrës, ku policia rrugore synonte rripin e sigurimit. Për ministrin, synimi i këtij viti do të jetë moslejimi i asnjë shoferi pa rrip sigurimi. Tahiri shtoi se policia rrugore ka marrë porosi që të gjobisë maksimalisht shkelësit e Kodit Rrugor dhe sipas tij vendosja e rripit të sigurimit ka shpëtuar 29 jetë njerëzish në vitin e kaluar. Sakaq, Policia e Shtetit njofton se operacioni i koduar “Blici rrugor”, është në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Në total janë angazhuar rreth 780 punonjës policie dhe janë ngritur 165 pika kontrolli në të gjithë vendin.



