Skema e mashtrimit / Llangozi: Politikanët aksionerë në Call Centera, rrjet korruptiv në polici (VIDEO)

Skema e mashtrimit / Llangozi: Politikanët aksionerë në Call Centera, rrjet korruptiv në polici (VIDEO)

Avokati Arben Llangozi thotë se skema e mashtrimit me Call Centera të zbuluar në kullën në mes të Tiranës, tregon mos funksionimin e institucioneve më të rëndësishme të vendit.

 

Nga studio e “MCN Live” ai foli për një rrjet korruptiv që ndodh në Policinë e Shtetit.

 

Llangozi deklaroi se një aktivitet i tillë që zgjat prej vitesh, ka lidhje me politikanë dhe drejtues të lartë të policisë.

 

Sipas tij, politikanët kanë aksione në këto Call Centera dhe ndau bindjen se ka një organizim dhe mos funksionim të gjithë institucioneve shtetërore.

 

Këto skema kanë vite që lulëzojnë në kryeqytet, kanë produkte pa fund të veprimtarisë kriminale, pasi nuk janë deklaruar në tatim taksa dhe gëzojnë pasuri marramendëse. Policia e Shtetit i ka para syve, por nuk do që t’i konstatojë. 

 

Policimi në komunitet nuk ekziston se kemi të bëjmë jo vetëm me një skemë mashtruese si Call Center, por kemi të bëjmë me një rrjet korruptiv që ndodh në Policinë e Shtetit. 

 

Shumë raste janë denoncuar nga qytetarët, por policia nuk merret me të dhe pret që të bëhet kallëzim. Policia në shumë raste i ka mbyllur sytë dhe veshët dhe rasti konkret është shumë pranë Drejtorisë së Policisë, Gjykatës së Lartë dhe institucionet më të rëndësishme të vendit. 

 

Këtu kemi një veprimtari kriminale, ku shumë institucione shtetërore kanë lidhje me këto skema, si policia, por dhe politikanë kanë pjesë aksionesh në këto Call Centera. Një aktivitet i tillë që zgjat prej vitesh, patjetër ka lidhje me politikanë dhe drejtues të lartë të policisë.

 

Bëhet fjalë për 30 milionë euro. A janë hetuar, çfarë xhiro ka, si funksionon? Këtu kemi një mos funksionim që nga policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe tatim taksat. Të gjithë punonjësit shkonin me makina të tipit të fundit në punë. Shikoj një mos organizim dhe mos funksionim të gjithë institucioneve shtetërore.

 

Nëse Policia e Shtetit nuk reflekton, duhet të mbahet përgjegjësi penale. Nëse ligji penal nuk funksionon mbi zyrtarë shtetërorë, do të kemi të njëjtat ngjarje. SPAK duhet të hetojë se kush e ka dekonspiruar këtë operacion, se dekonspirimi i një operacioni të tillë nuk ngjall besimin e publikut. 

 

Edhe qiradhënësi që nuk ka nënshkruar kontratë, është përgjegjës në bashkëpunim. Se kemi të bëjmë me një kontratë që ka të bëjë me mashtrim dhe është pjesëmarrës në këtë vepër penale. Unë besoj se Byroja Kombëtare e Hetimit do e hetoj. Hetimi do vazhdojë dhe unë kam bindje se do dalin të implikuar edhe politikanë.

 

Për të ardhurat që bëhet fjalë për vlera të mëdha duhet të deklarohet burimi. Duhet të dijë publiku se me çfarë të ardhurash jetojnë politikanët tanë që bëjnë jetë luksoze. Politikanët tanë kanë qindra mijëra euro.

 

Zonja Alba Balla ka qenë pjesë e kësaj kompanie dhe e kam publikuar një fotografi të sajën me një dhuratë luksoze. Nuk mund të dalim me një çantë 20 mijë euro dhe të mos e deklarojmë. Këtu sekuestrojnë gjizën dhe motra e Taulant Ballës del me çantë 20 mijë euro. Ku e gjen? Më bën përshtypje se si nuk hetojnë. Njerëzit nuk kanë bukë dhe ilaçe dhe Alba nxjerr dhurata mbi 100 mijë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy