Qeveria po përgatitet të marrë në administrim disa bashki të vendit, mes të cilave edhe Bashkinë e Kavajës, për shkak të vështirësive financiare. Në studion e lajmeve, përmes një lidhjeje Skype, kryebashkiaku i Kavajës, Redian Krali, tha se borxhi arrin në total 820 milionë lekë. Pjesën më të madhe të borxhit e zënë faturat e OSHEE-së, por bashkia nuk ka rrezik falimenti.
Zërin më të madh të borxheve e zë OSHEE. Ndërmorëm një investim, u përgjysmua faturimi. Ne jemi klasifikuar bashki në vështirësi financiare. Borxhi është 820 milionë lekë në total. Shumë borxhe na kanë.
Bashkia vazhdon punën. Është shumë lart, ju garantoj. Nuk jemi në rrezik falimentimi. Ka vetëm progres.
E them me plot bindje që Bashkia e Kavajës është shumë larg administratorit. Nuk jemi në vështirësi serioze, jemi në vështirësi financiare.
Ka ardhur një grant për faturat e prapambetura. Kemi likujduar faturat me të vjetra. E kisha të domosdoshme të sqaroja qytetarët e Kavajës se bashkia funksionon. Kavaja ka zgjedhur njerëzit e duhur që bëjnë punë.



